Distria Krasniqi ka shkruar historinë pasditen e sotme (e mërkurë) në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Xhudistja jonë i ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë nga turneu madhështor që është duke u zhvilluar në Spanjë, shkruan portali arbresh.info.
Krasniqi arriti të mposhtë në finale xhudisten italiane Odette Giuffrida në kuadër të kategorisë 52 kilogramë.
“Distria Krasniqi ia ka sjell medaljen e parë të artë Kosovës nga Lojërat Mesdhetare lTarragona 2018l”, shkruan KOK në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
“Është kjo medalja e parë e Kosovës në Lojëra Mesdhetare”
Deri në finale ka arritur të kualifikohet edhe Nora Gjakova që është duke u garuar në kuadër të kategorisë 57 kilogram./arbresh.info/
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/2096223670449661
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...