Gonzalo Higuain është bërë lojtari i parë që ka shënuar mbi 20 gola në Serie A në sezonin debutues.
Sulmuesi argjentinas gjeti portën dy herë mbrëmjen e së shtunës ndaj Chievos duke i siguruar fitoren me rezultat 2 me 0 skuadrës së tij, shkruan portali arbresh.info. 29-vjeçari shënoi golin e 21 në Serie A në paraqitjen e tij të 31 për “Bianconerët”.
Lexo më shumë: Juventusi i pandalshëm në Turin (VIDEO)
Sulmuesit e fundit që shënuan më shumë se 20 gola në edicionin e tyre debutues për Juventusin ishin John Charles me gjithsej 28 gola dhe Omar Sivori me 22 gola 59 vite më parë.
Deri tani, Higuain ka shënuar gjithsej 27 gola gjatë 42 ndeshjeve për Juventusin qysh pas transferimit nga Napoli për 90 milionë euro./arbresh.info
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...