Pavarësisht raporteve dje se Juventusi mund të kalojë në formacionin 3-4-3, tani duket se formacioni do të jetë 4-2-3-1 me Gonzalo Higuainin në bankinë.
Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde në klub nuk ishte pjesë e derbit ndaj Torinos mbrëmjen e së shtunës, por pritej se do të jetë në dispozicion për 11-shen startuese sonte (e mërkurë) në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Duke marrë parasysh mungesën e mbrojtësve të krahut të majtë të trajnerit Massimiliano Allegri, mendohej që “Zonja e Vjetër” mund të luaj në formacionin 3-4-3, ku Higuain do të ishte i rrethuar në krah nga Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala.
Megjithatë, ‘Sky Sports’ tani raporton që Stefano Sturaori do të luaj në krahun e djathtë në mbrojtje në formacionin e njohur 4-2-3-1./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Sturaro, Barzagli, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Douglas Costa; Mandzukic
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...