Juventus ka konfirmuar se sulmuesi, Gonzalo Higuain është rikthyer në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për përballjen me Lyon dhe Inter këtë javë.
Higuain nuk ishte pjesë e skuadrës me Spal vikendin e kaluar për shkak se kishte dhimbje në shpinë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, argjentinasi është rikthyer në stërvitje dhe klubi ka konfirmuar se është i gatshëm për përballjen ndaj Lyon në Ligën e Kampionëve dhe derbin ndaj Interit.

Nga ana tjetër, sulmuesi Douglas Costa është duke u stërvitur vetëm në mënyrë që të shërohet nga lëndimi që ka pësuar para disa jave kundër Veronës.

Të mërkurën Juventus është mysafirë i Lyon, kurse të dielën do përballet me Inter në “Allianz Stadium”./arbresh.info.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...