Gonzalo Higuain ka qenë vendimtar në derbin e sotëm (e premte) kundër Napolit.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka goditur sërish ish skuadrën e tij duke heshtur të gjithë në stadiumin San Paolo me golin e tij që rezultoi të jetë vendimtar, shkruan portali arbresh.info.
Juventusi ka siguruar tri pikë të plota në derbin si mysafirë ndaj rivalit të fortë për titull dhe liderit të tabelës në Serie A – Napolit duke fituar me rezultat minimal 0 me 1.
Higuain me golin e shënuar në një kundërsulm në minutën e 13′ të ndeshjes ishte padyshim heroi i “Zonjës së Vjetër” që ia shkaktoi disfatën e parë sezonale skuadrës së trajnerit Maurizio Sarrit. Superylli Paulo Dybala ishte asistues i golit nga Higuain, që pavarësisht ndërhyrjes në kockën e thyer të hënë, insistoi të jetë startues kundër ish skuadrës së tij.
Nikoqirët krijuan vazhdimisht shanse duke krijuar probleme të shumta për mbrojtjen solide të “Bianconerëve”, por porta e portierit legjendar Gianluigi Buffon mbeti e pastër.
Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj, i cili u aktivizua nga minuta e parë e ndeshjes, kontribuoi dukshëm në këtë takim duke krijuar një mori shansesh për skuadrën e tij.
Napoli vazhdon qëndrimin në krye me 38 pikë, një më shumë se Juventusi që tani ka kaluar në pozitën e dytë me 37 pikë./arbresh.info/
Formacionet zyrtare të ndeshjes:
Napoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne
Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Douglas Costa; Higuain
Goli i realizuar nga Gonzalo Higuain:
https://streamable.com/lgnes
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Laç, të dyshuar...
Rama nga Athina: Ligji i luftës me Greqinë duhet të marrë fu...
Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bl...
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...