Mbrojtësi Mattia Caldara i bashkohet Gonzalo Higuainit duke u zyrtarizuar si lojtarë të Milanit
Ish lojtari i huazuar te Atalanta ka kaluar në San Siro si pjesë e shkëmbimit me Bonuccin që u zyrtarizua në Juventus.
Pas një periudhe të gjatë bisedash në mes të Milanit dhe Juves, të tre lojtarët sot kanë kryer testet mjekësore dhe janë prezantuar zyrtarisht tek klubet e tyre.
Caldara ka pasur vite shumë të suksesshme në Bergamo, duke ndihmuar Atalantën që të kalojë në kualifikime të Europa Ligës për dy sezone rresht.
Ai kalon në Milan pa pasur asnjë paraqitje zyrtare për Juven.
“AC Milan ka transferuar dy lojtarët Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara nga Juventusi”, thuhet në një deklaratë të Rossoneri në ueb faqen e tyre.
“Gonzalo dhe Mattia janë dy lojtarë të rëndësishëm për epokën e re në klubin tonë. Higuain vjen në AC Milan si i huazuar deri më 30 qershor, me të drejtë blerje. Caldara vjen si pjesë e shkëmbimit me Leonardo Bonuccin që kthehet në Juventus pas një viti qëndrim në Milano. Të dy blerjet do të prezantohen nesër në një konferencë për shtyp”, thuhet në faqen e klubit te Milanit
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...