Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e grupeve në UEFA Evropa Ligë.
Skënderbeu Korçë, Arsenali, Evertoni dhe Milani janë katër klubet e mëdha që kanë mësuar rivalët e tyre të ardhshëm, shkruan portali arbresh.info.
Klubi i vetëm shqiptar në kompeticionin evropian Skënderbeu është në Grupin B me Dynamo Kiev, Young Boys Bern dhe Partizanin e Beogradit.
Arsenali gjendet në Grupin H, ku do përballen me Bate Borisovin, Kolnin dhe Crvena Zvezdan.
Klubi tjetër nga Premierë Ligë – Evertoni i takon Grupit E, pjesë e të cilit janë edhe skuadrat si Olympique Lyon, Everton, Atalanta dhe Apollo.
Milani, i cili siguroi kualifikimin në këtë fazë me fitore bindëse ndaj Shkëndijës, gjendet në Grupin D së bashku me klubet si Austria Vjenna, Rijeka dhe AEK Atheni./arbresh.info

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...