Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Ander Herrera, është shprehur optimist se ylli i lënduar i skuadrës franceze, Kylian Mbappe, mund të bëjë mrekulli dhe të shërohet në kohë për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantas.
Kylian Mbappe e pësoi një lëndim serioz në finalen e javës së kaluar të Coupe de France kundër Saint-Etienne, ndërsa më vonë PSG-ja e lëshoi një deklaratë duke thënë se 21-vjeçari do të mungonte tre javë, duke bërë kështu që ai të mungojë edhe në përballjen e 12 gushtit kundër Atalantas.
E përkundër që trajneri Thomas Tuchel ka insistuar se Mbappe do t’i duhej një mrekulli për t’u shëruar në kohë për rinisjen e Ligës së Kampionëve, Herrera mendon se është ende herët të përjashtohet ajo mundësi.
“Ne jemi optimistë për Kylianin”, u shpreh Herrera, pas triumfit të së premtes të PSG-së në finalen e Coupe de la Ligue.
“Ne e kemi parë që ai mund të ecë ngadalë. Ai është shumë profesionist dhe është i ri. Dëshiron me të vërtetë të luaj dhe ne duhet të jemi shumë të qetë. Ai punon çdo ditë, paradite dhe pasdite”.
“Por, nëse ai e ka të pamundur të luajë, atëherë ne kemi edhe zgjidhje të tjera. Kylian është shumë i rëndësishëm dhe jam i sigurt se ai do të tentojë të luajë”. /Gazeta Express/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...