Krahas Alvin Karaqit që u përfshi në “Top 10” të renditjes botërore të Federatës së Karatesë (WKF), në kategorinë -84 kilogram, Herolind Nishevci është karateisti tjetër që prej muajsh qëndron në “Top 10”, por në kategorinë +84 kilogram.
Ai këtë herë renditet i nënti, edhe pse për shumë muaj ishte i teti. Nishevci ka 2092.50 pikë.
Kujtojmë që Nishevci është shpallur sportisti i vitit 2016 nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Një tjetër garues që ka renditje të mirë botërore është edhe Orges Arifi, në kategorinë -60 kg. Ai renditet i 36-ti.
Në konkurrencën e femrave, Adelina Rama, është e 45-ta në kategorinë -61 kilogram, kurse Fortesa Orana është e 59-ta në kategorinë -68 kg.
Në kategorinë +68, renditjen më të mira nga karateistet tona, e ka Diellza Dragusha, që ndodhet në vendin 46.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...