Trajneri i Monacos, Thierry Henry, shpreson që klubi i tij të nënshkruajë me Cesc Fabregasin nga Chelsea.
Spanjolli nuk ka filluar asnjë ndeshje në Ligën Premier për Blutë në këtë sezon dhe në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit në FA Cup i dha tifozëve një përshëndetje lamtumirës, transmeton Telegrafi.
“Natyrisht, do të na pëlqente ta kishim sa më shpejtë”, ka thënë Henry, i cituar nga ESPN.
“Shumë klube do dëshironin ta kishim. Ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, edhe nëse vjen në korrik, ne do të ishim të lumtur”.
Fabregas ka qenë i lidhur me shumë klube duke përfshirë Milanin dhe Atletico Madridin, por destinacioni i tij i radhës ende mbetet i paqartë.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit kaloi te klubi nga Stamford Bridge në verën e 2014, ndërsa mbush 34 vjeç në maj. Spanjolli ka fituar dy Liga Premier, një Kupë të Ligës dhe një FA Cup me Blutë.
31-vjeçari në pesë sezone te Chelsea ka shënuar 22 gola në 198 paraqitje në të gjitha garat.
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...