Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka zbuluar se Henrikh Mkhitaryan mund të rikthehet në kohë nga lëndimi për ndeshjen në gjysmëfinale të Evropa Ligës kundër Atletico Madridit.
29-vjeçari ka qëndruar jashtë linjave qysh pasi dëmtoi ligamentet në gju në takimin më 5 prill në kuadër të çerekfinales në Evropa Ligë kundër CSKA Moscow, transmeton portali arbresh.info.
Wenger shpresonte që Mkhitaryan të ishte i gatshëm brenda një muaji dhe prognozimi i fundit sugjeron që mesfushori armen ka shans të rikthehet në takimin e së enjtes kundër Atleticos.
“Mkhitaryan është duke vrapuar sërish”, u ka thënë trajneri gazetarëve para ndeshjes së Arsenalit kundër West Ham United këtë vikend. “Ai duhet të ketë progres brenda tri apo ditëve të ardhshme për të parë se sa shumë intensitet mund të ketë në seancat stërvitore. E enjtja e ardhshme është data më e hershme për rikthimin e tij”
Pesë gola dhe dy asistime janë krijuar nga Mkhitaryan qysh pas shkëmbimit me sulmuesin Alexis Sanchez në janar./arbresh.info/
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin