Edhe një lojtar i është bashkuar grumbullimit të lojtarit para ndeshjes miqësore dhe kualifikueseve të Euro 2020.
Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu.
Futbollistët e përfaqësueses gjatë stërvitjes
Mesfushori në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra Zurichut dhe ende nuk dihet nëse do të luajë në ndeshjen e nesërme.
Në fakt, tani mbetet të shihet gjendja e fundit e lojtarit gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i kombëtares.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...