Ish-futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj po shkëlqen me skuadrën e tij të re, Rapid Bukuresht.
Futbollisti dardan, ka realizuar gol sërish në ndeshjen e tij të tretë me këtë klub, shkruan Arbresh.info.
Rumunët lujatën miqësore ndaj Sbah Bakut, ndeshja e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2-2. Ylli kosovar shënoi golin e dytë në këtë sfidë në minutën e 61-të.
Hazrollaj shënoi edhe dy gola të tjerë ndaj Aluminjit disa ditë më parë.
Nisje e jashtëzakonshme e stinorit të ri për 21-vjeçarin, i cili tashmë ka tre gola në po aq ndeshje.
Rapidi po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri i cili nis me 11 korrik për ta në Superligën e Rumanisë./Arbresh.info
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...
Kapet në Ferizaj dileri nga Shqipëria, i sekuestrohet droga
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...