Blerja e Eden Hazard tashmë quhet punë e kryer, por raportohet se gjigantët e La Ligës nuk janë të bindur nga ylli i Manchester United.
Real Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Eden Hazard, por ata nuk kanë ndërmend të bëjnë të pamundurën për të sjellë Paol Pogban nga “Djajtë e Kuq”, raporton Gazeta Express.
Marca raportoi Florentino Perez tashmë ia ka plotësuar dëshirën Zinedine Zidanes dhe se është arritur një marrëveshje prej 100 milionë euro me Chelsean për transferimin e yllit belg.
Trajneri i Realit është gjithashtu admirues i Pogbas, por hierarkia e klubit nuk është e bindur për aftësitë e tija në ndeshjet e mëdha, dhe performanca e tij ndaj Barcelonës duket që nuk ka ndihmuar francezin për t’i bindur Los Blancos.
Christian Eriksen, dyshja e Ajaxit Matthijs De Ligt dhe Donny van de Beek dhe Neymar e Mbappe, janë gjithashtu në radarët e Mbretërve por mbetet të shihet se a do të nënshkruajnë me ndonjërin prej tyre.
Ish trajneri i Realit, Fabio Capello, ka deklaruar gjatë ditës se klubi ka një buxhet për transferime prej 500 milionë euro për këtë verë.
“Isha në Barcelonë dhe më thanë që këtë vit Real Madridi ka plot 500 milionë euro për të shpenzuar.”, tha Capello.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026