Eden Hazardi ka thënë se është i lumtur në Chelsea, por në të njëjtën kohë ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë për t’u transferuar në Real Madrid në të ardhmen.
Lajmet për një transferim të mundshëm të përfaqësuesit belg në kryeqytetin spanjoll nuk kanë të ndalur, me trajnerin e gjigantit spanjoll, Zinedine Zidane që e admiron 27-vjeçarin, transmeton Express.
Real Madridi pritet të shpenzojë shumë gjatë afatit kalimtar veror në kurriz të sezonit për t’u harruar 2017-18 dhe është raportuar se interesimi i tij në Hazardit do të rritet.
Hazard ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me Chelsean dhe vazhdon ta lërë të hapur rrugën për një kalim të mundshëm në Real Madrid.
“Në futboll nuk i dihet kurrë”, ka thënë Hazard për të përditshëm spanjolle “Marca” kur është pyetur rreth thashethemeve që e lidhin me Real Madridin.
“Jam i lumtur në Chelsea dhe i fokusuar këtu”, shtoi ai. /Express/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës