Sipas Eden Hazard, mesfushori Luka Modric i Real Madridit e meriton ta fitoj këtë vit çmimin Topi i Artë.
Kroati tashmë ka fituar çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA dhe sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard, beson se performancat e tij në Ligë të Kampionëve dhe në Kampionatin Botëror e bëjnë atë dukshëm favorit, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk mendoj se do të jem unë, besoj se Luka Modric e meriton këtë”, u ka thënë Hazard gazetarëve.
“Këtu janë tre ose katër lojtar që kanë pasur vite elitë, ju mund të thoni se Raphael Varane e meriton këtë sepse ai ka fituar dy trofetë më të rëndësishëm, askush tjetër nuk e ka bërë”
“Nuk do t’iu gënjejë duke thënë se unë kam rast për ta fituar çmimin gjithashtu, unë seriozisht besoj se Modric do ta fitoj këtë”
“Do të ishte një çmim i merituar për shkak të performancave të tij në Ligë të Kampionëve dhe në Kampionatin Botëror, ku ai ishte i mahnitshëm”
Çmimi i madh do të ndahet në Paris më 3 dhjetor./arbresh.info/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...