Eden Hazard është gjithnjë e më pranë kalimit te Reali i Madridit. Disa përfaqësues të klubit “merengues” udhëtuan drejt Londrës për të mbyllur tratativat me Chelsean brenda kësaj jave.
Për yllin belg, skuadra “Los Blancos” është gati të ofrojë 120 milionë euro, shifër që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë të klubit spanjoll, duke lënë pas Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon.
Blerja e Hazard konsiderohet si një goditje e jashtëzakonshme në merkato për Realin e Madridit, që nis kështu një revolucion të madh pas sezonit tejet zhgënjyes që përjetoi këtë vit. Për të përforcuar skuadrën, presidentit Florentino Perez është gati të investojë 300 milionë euro në merkato.
Ndërkohë, Reali i Madridit zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Luka Joviç nga Eintrachti i Frankfurtit. “Los Blancos” nuk i kishin publikuar detajet e transferimit të Joviç, por sipas të përditshmes “Marca”, kostoja e këtij operacioni është 60 milionë euro, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Për t’u theksuar është se 30% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Benfikës, që është pjesë e akordit të klubit portugez me atë gjerman./tch
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...
Presidentja e Bullgarisë, Iliyana Yotova, uron Osmanin për P...