Toni Kroos është rikthyer në stërvitje të hënën para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Real Madridit kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, por ka munguar Ferland Mendy.
Mbrojtësi i majtë francez do të mungojë në takimin e parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve të martën, si pasojë e një lëndimi.
Eden Hazard, i cili la mbresa në rikthimin e tij në fushë në barazimin 0:0 kundër Real Betis të shtunën, stërviti rregullisht dhe pritet të luajë më gjatë kundër ish-klubit të vet.
Kroos kishte munguar kundër Betisit për shkak të problemeve muskulor, por duket se tani është riaftësuar plotësisht dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës madrilene për ndeshjen me Chelsean.
Trajneri Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogarisë në Sergio Ramosin, Fede Valvderen dhe Mendy. /Gazeta Express/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?