Eden Hazard debutoi për Real Madridin në një ndeshje miqësore ndaj Bayern Munichut në Houston, duke e bartur fanellën me numrin 50 në shpinë.
Duke qenë se ende është pa numër zyrtar, pasi numri i tij i parapëlqyer, 7, është i zënë nga Mariano Diaz, anësori belg zgjodhi një numër unik për ndeshjen e tij të parë për Madridin, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, blerjet e reja Ferland Mendy dhe Luka Jovic zgjodhën numrat 23 dhe 18, përkatësisht, të cilët deri tani janë bartur nga Sergio Reguilon dhe Marcos Llorente, përkatësisht.
Zgjedhja befasuese e Hazardit, megjithatë, është e mundur vetëm në ndeshje miqësore sepse La Liga lejon përdorimin e numrave vetëm nga 1 deri në 25. /Gazeta Express/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...