Ylli i Chelseas, Kai Havertz ka zbuluar se trofeu i Ligës së Kampionëve ka shtuar ‘apetitin’ e bashkëlojtarëve për trofe.
Duke shënuar golin e vetëm në finale të LK, gjermani është i urritur për sukses dhe këtë e bëri të qartë në intervistën e fundit.
Havertz bëri të ditur se duan ta fitojnë prapë Ligën e Kampionëve.
“Ne ëndërrojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe do provojmë sërish dhe sërish. Mendoj se kemi shënuar gola”.
“Titulli i Ligës së Kampionëve nuk është i mjaftueshëm, duam ta fitojmë dhe është qëllimi ynë për sezonin tjetër”.
“Kemi skuadër të mirë me lojtarë të mirë. Kjo është përgatitje parasezonale, që të gjithë do përshtaten dhe jemi të gatshëm të luajmë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Chelsea është shumë pranë ta kompletojë edhe transferimin e Romelu Lukakut nga Inter për 130 milionë euro./lajmi.net/
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit: Nën kontrollin ton...
Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojm...
Hoti: Duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe të kërkojmë drejt...
Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës
Shqipëri: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...