Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, ka paralajmëruar skuadrën e Chelseat se nuk do ta ketë të lehtë që të fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë.
City, momentalisht gjendet në pozitën e katërt, me një ndeshje më pak që e zhvillon nesër, ku me fitore eventuale kthehet në pozitën e dytë me 6 pikë më pak se Chelsea.
“Nuk do të dorëzohemi. Kështu jemi ne. Na pëlqen që t’i bëjmë gjërat ndryshe”, deklaroi fillimisht Hart, transmeton Koha.net.
“Ndoshta nuk kemi qenë në nivelin tonë në disa nga ndeshjet e fundit, por kjo është e bukura e futbollit, gjithmonë ke një mundësi të re dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë mundësinë tonë të hënën”, shtoi Hart.
“Janë edhe tetë ndeshje në lojë dhe ne do japim maksimumin”, tha mes tjerash Hart./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...