Bayern Munich arriti një fitore të vështirë 2-0 ndaj Royale Union SG, duke e siguruar fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve edhe matematikisht një xhiro para fundit.
Bayern kaloi në avantazh në minutën e 52-të, kur Harry Kane u tregua i saktë me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke realizuar për 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 55-të, sulmuesi anglez u shfaq i qetë nga pika e bardhë dhe dyfishoi epërsinë, duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës për 2-0.
Megjithatë, ndeshja nuk kaloi pa drama. Në minutën e 63-të, Min-Jae Kim u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke e lënë Bayernin me dhjetë lojtarë.
Pavarësisht epërsisë numerike, Union SG nuk arriti ta shfrytëzojë rastin, edhe pse pati disa tentativa të rrezikshme.
Në minutën e 81-të, Bayern fitoi një tjetër penallti pas rishikimit në VAR. Përgjgjësinë për ta goditur e mori Harry Kane, i cili gaboi nga pika e bardhë, dhe i mohoi vetes një hattrick.
Megjithatë, Bayerni arkëtoi tre pikë dhe tashmë pas shtatë ndeshjeve ka 18 pikë, kurse Union SG është në pozitën e 31-të me gjashtë sosh.
Javën e fundit Bayerni luan me PSV, teksa belgët përballen me Atalantan./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve