Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shprehur besimin se ka mundësi të fitojë Topin e Artë, çmimin për lojtarin më të mirë të botës, por e di se duhet të fitojë tituj me Bayern Munich për ta arritur këtë ëndërr.
Kane, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Anglinë, ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 37 ndeshje këtë sezon për Bayern, duke ndihmuar ekipin të udhëheqë në Bundesliga dhe të kalojë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Edhe pse një lojtar anglez nuk ka fituar Topin e Artë që nga Michael Owen në vitin 2001, Kane beson se kalimi te Bayern në verën e vitit 2023 i ka dhënë mundësi më të mëdha për ta fituar këtë çmim, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kane thotë se për të fituar Topin e Artë, do të duhet të fitojë tituj me Bayern dhe të shënojë mbi 40 gola këtë sezon, një mundësi që ai e sheh të realizueshme.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...