Drita ka lëshuar dy pikë në udhëtim te Dukagjini në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi nuk arriti të mbante epërsinë, duke barazuar 1-1 në sekondat e fundit.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, gjilanasit krijuan rastin e parë me anë ë Blend Baftiut, por Kenan Haxhihamza ishte në vend.
Në minutën e 31-të, Baftiu i Dritës harkoi në zonë, ndërsa Vitor Hugo realizoi auto-gol.
Pjesa e dytë pati një tempo edhe më të lartë, por Dukagjini bëri një befasi në sekondat e fundit.
Derisa Drita mendoi se kishte fituar tri pikë, Dukagjhini realizoi për 1-1 në minutën e 90+10-të, për ta fituar kështu një pikë.
Pas javës së 31-të, Drita gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa kanë katër më pak se lideri Ballkani. /Telegrafi/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër