Hansi Flick ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në histori të “El Clasicove”.
Barcelona mposhti sot Real Madridin me rezultat 4-3 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga, shkruan Arbresh.info.
Kjo ishte fitorja e katërt e Barcelonës këtë sezon ndaj Real Madridit, të katërtat nën drejtimin e Hansi Flick.
Kështu gjermani është bërë trajneri i dytë në histori që arrin t’i fitojë katër përballjet e para si trajner ndaj Real Madridit.
Këtë më përpara e kishte bërë vetëm Pep Guardiola.
Barcelona këtë sezon e mposhti Real Madridin 0-4 në “Santiago Bernabeu” në La Liga, triumfoi 2-5 në finalen e Superkupës së Spanjës, gjithashtu ata fituan 3-2 pas vazhdimeve në finalen e Copa del Rey, si dhe takimin e sotëm 4-3 në kampionat./Arbresh.info
View this post on Instagram
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë