Besar Halimi mendon se nga dy takimet e para kualifikuese për Euro 2020, Kosova ka merituar më shumë se dy pikë.
Kosova ka marrë vetëm një pikë në Podgoricë, duke barazuar 1-1 me Malin e Zi, raporton gazetaexpress.
Në këtë ndeshje, fatkeqësisht, Dardanët humbën një ndër futbollistët kryesor të skuadrës, Arbër Zeneli.
Ai lëndoi gjurin dhe u detyrua të largohet nga loja që në pjesën e parë.
Sipas Halimit, ky moment e ndryshoi paksa rrjedhën e lojës, derisa mendon se “Dardanët” është dashur të kenë më shumë pikë në Grupin A.
“Besoj që në pjesën e parë kemi bërë një lojë shumë të bukur dhe pasi shënuam golin e parë ishim në pozitë të mirë, por në pjesën e dytë lam me lu pak futbollin, por lujsihim me topa të gjatë, por nuk është forca jonë dhe aty ishte problemi”, tha Halimi.
Ai ndër të tjera foli edhe për mungesat e Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shalës, si dhe për lëndimin e rëndë të Arbër Zenelit, që sipas Besarit, e penalizoi Kosovën.
Sipas Halimit, Kosova ka bërë lojë shumë të mira në dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020 dhe shumë lehtë ka mundur t’i ketë 6 pikë.
Ai beson se në Bullgari, pavarësisht mungesave të shumta – Kosova mund të arrijë fitoren e parë historike në këto kualifikuese.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit