Besar Halimi është rikthyer zyrtarisht në Brondby.
Mesfushori i talentuar nga Kosova ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin danez.
23-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar tek klubi danez nga Mainz, por tani Brondby ka ushtruar të drejtën e blerjes.
Gjithsesi transaksioni i kësaj marrëveshje nuk është bërë publik nga asnjëra skuadër.

Gjilanasi është shprehur shumë i lumtur me rikthimin në klubin danez.
“Unë jam tepër i lumtur me rikthimin në Brondby. Kaloi kohë derisa u bë ky transferim i mundur, por tani jam shumë i kënaqur”.
“Stinorin e kaluar pata vitin më të mirë në karrierë, ku fituam Kupën e shtetit por në fund nuk shkoi mirë pasi dështuam në kampionat, por mund të them se kishim momente të pabesueshme”, tha Halimi.
Talenti nga Gjilani ka thënë se synon të fitojë trofe me klubin verdh e kaltër.
“Brondby është një skuadër fantastike, me futbollistë shumë të mirë dhe me një staf profesional”.
“Mezi pres të dal në fushë pasi dua të fitoj tjerë trofe me klubin”, përfundoi Halimi për faqen zyrtare të Brondbyt. /Telegrafi/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...