Achraf Hakimi e ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germainin.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i Interit ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor të vitit 2029.
Mungon vetëm zyrtarizimi, por që gjithçka është kryer.
Mbrëmë mbrojtësi i djathtë shënoi gol, por iu anulua përmes sistemit VAR, në duel me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, ku parisienët fituan me rezultat 4:2, në një ndeshje vërtet spektakolare.
Në vitet e fundit Hakimi ka qenë njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në futbollin evropian.
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë