Parisi mbrëmë humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit me rezultat 2-1.
Kjo nuk ishte humbja e parisienëve pasi Achraf Hakimi pësoi një goditje të rëndë në fund të pjesës së parë nga Luis Diaz, shkruan Arbresh.info.
Marokeni u largua menjëherë nga loja, madje në lot, derisa ‘Lucho’ u ndëshkua me të kuq për atë ndërhyrje.
Sipas Diario AS, Achraf Hakimi ka pësuar një çarje të sindesmozës, me përfshirje të lehtë të muskulit deltoid, konfirmojnë testet mjekësore.
Trajtimi kërkon 2 javë imobilizim dhe 4 deri në 6 javë rehabilitim.
Gjendja e Hakimit do të monitorohet nga stafi mjekësor, pasi mbrojtësi i djathtë i Marokut duhet të vlerësohet nëse do të jetë gati për Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).
Hakimi është një nga lojtarët më të rëndësishem sikurse tek PSG edhe tek kombëtarja marokene./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...