Albian Hajdari është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, duke lënë Zvicrën dhe duke zgjedhur Dardanët.
Qendërmbrojtësi kosovar në një video mesazh të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ka treguar se vendimin për të lënë Zvicrën dhe për t’iu bashkuar Dardanëve e ka marrë vetëm për Kosovën.
22-vjeçari që luan te skuadra gjermane Hoffenheim ka thënë se Kosova është e vogël për botën, por për të është sa krejt bota.
“Unë jam Albian Hajdari, lojtari më i ri i Kosovës. Unë e kam marrë vendimin për Kosovën, se Kosova është e vogël për botën, por për mua është krejt bota. Forca Kosova”, ka thënë Hajdari.
Hajdari pritet që në dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë të bëj edhe debutimin me Kosovën.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...