Peja sot është mposhtur nga Golden Eagle Ylli me rezultat 80-79 në kuadër të xhiros së katërt në elitën e basketbollit kosvoar.
Gjatë ndeshjes trajneri izraelit i Pejës, Rami Hadar, është përjashtuar nga loja për shkak të dy gabimeve teknike, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes në një intervistë për Art Motion, trajneri izraelit ishte i ashpër me deklarata rreth Federatës, gjyqtarëve dhe gjithashtu paralajmëroi një largim nga klubi pejan.
”Nuk dua të flas për rrjedhën e lojës, gjyqtarët vijnë me mision në ndeshje, nuk e di pse Federata nuk e ka dërguar asnjë gjyqtar me përvojë në këtë ndeshje, ndaj meje personalisht ka tendencë qe 3 vite. As vërejtje nuk më japin para teknikes, unë më nuk do të heshti, ju njerëzit në Kosovë duhet të zgjoheni nga gjumi dhe ta shihni realitetin. E marr përgjegjësinë e humbjes, nuk e di edhe sa do të qëndroj këtu, por ky është realiteti”, ka deklaruar Rami Hadar.
Kujtojmë se ai është trajneri i Pejës për të tretin sezon këtë vit dhe ka fituar titullin kampion në sezonin 2022/23.
Gjithashtu, Hadar është trajneri i kombëtares së Kosovës në basketboll./Arbresh.info
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...