Pep Guardiola i ka habitur shumë persona me deklaratën e tij në një konferencë për media, duke thënë se Manchester City i tij nuk bleu lojtarë këtë verë për shkak se nuk kishte para.
Edhe pse City njihet si klub që shpenzon shumë dhe thyen rekorde në tregun e transferimeve, në dy vjetët e fundit ka blerë pak lojtarë, transmeton Gazeta Express.
Rodrigo, Cancelo dhe Angelino janë blerë këtë afat kalimtar, por Guardiola thotë tani në ditën e fundit të afatit kalimtar se City nuk ia doli t’i transferojë lojtarët që synonte.
Harry Maguire ishte synim i spanjollit, por Guardiola thotë se City nuk pati fonde për të garuar me rivalin Manchester United për shërbimet e anglezit.
Unitedi pagoi 85 milionë euro për ish-mbrojtësin e Leicester City.
“Ne nuk kemi mundur të blinin (lojtarë) si kundërshtarët tanë”, tha ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich.
“Natyrisht, ne shpenzuam shumë dy vjet më parë, por sezonin e kaluar e blemë vetëm një lojtar dhe këtë sezon pak më shumë, por ne nuk kishim mjaftueshëm para për të paguar ashtu siç donim”, shtoi ai.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...