Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të të gjitha kohërave në Ligën Premier

13:15 | 10 Dhjetor 2025
E.G

Erling Haaland ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për rekordmenin e golave në Ligën Premier, Alan Shearer, gjatë paraqitjes së tij në podcastin The Rest Is Football.

Sulmuesi i Manchester Cityt tha se synimi i tij i vetëm afatgjatë është rekordi historik prej 260 golash.

“E dija prej kohësh se rekordi i 100 golave ishte i arritshëm, jam i sinqertë ta pranoj këtë. Por nuk jam përqendruar shumë te rekordet. E kam thënë edhe më parë: unë njoh vetëm një rekord, atë absolutin”, ka thënë fillimisht ylli norvegjez.

Haaland foli edhe për motivimin e tij të madh për ta çuar Norvegjinë në një Botëror, duke theksuar se pritja e gjatë e ka bërë objektivin edhe më të rëndësishëm.

“Është shumë e vështirë të kualifikohesh. Sa më shumë vite që kalojnë, aq më shumë e pyet veten se çfarë po shkon keq. Herën e fundit që Norvegjia ishte në Kupën e Botës, ka luajtur babai im unë as nuk kisha lindur. Kam jetuar gjithë jetën time pa e parë vendin tim në Botëror, dhe kjo është një motivim i madh”.

Me ritmin e tij aktual dhe ambicien e pandalshme, Haaland duket i vendosur të ndjekë jo vetëm ëndrrën për të thyer rekordin e Shearerit, por edhe për të rikthyer Norvegjinë në skenën më të madhe të futbollit botëror. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale