Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, u impresionua nga performanca e Lamine Yamal kundër Interit dhe komentoi në rrjetet sociale duke lavdëruar spanjollin. “Ky djalë është i pabesueshëm.”
Yamal ndihmoi Barcelonën të shmangte humbjen kundër Interit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Talenti spanjoll shënoi një gol në pjesën e parë dhe frymëzoi të gjitha sulmet e Barcelonës në një barazim emocionues 3-3 në stadiumin olimpik në Montjuic.
17-vjeçari madje goditi dy herë shtyllën, dhe performanca e tij mbresëlënëse shkaktoi reagimin e yllit të Manchester Cityt, Haaland, në rrjetet sociale.
“Ky djalë është i pabesueshëm”, ka shkruar Haaland në profilin e tij në Snapchat, fotografi e cila është postuar nga ESPN.
Ndryshe, 17-vjeçari, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 24 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Barcelonën.
Në anën tjetër, Interi dhe Barcelona do të takohen për gjysmëfinalen e kthimit në San Siro javën e ardhshme, më 6 maj. /Telegrafi/
Erling Haaland admiring Lamine Yamal’s game on Snapchat ? pic.twitter.com/2o0N4U9CPO
— ESPN FC (@ESPNFC) April 30, 2025
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...