Borussia Dortmund ka marrë lajme të këqija nga stafi mjekësor, pasi Erling Haaland do të mbetet për disa ndeshje jashtë fushave.
Sulmuesi norvegjez ka qenë duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme sportive, ku në 14 ndeshje të deritanishme ka shënuar 17 gola e ka bërë tre asistime, raporton Telegrafi.
Ishte ndeshja e mesjavës në Ligën e Kampionëve, kur norvegjezi u lëndua gjatë një dueli me Lazion.
Gjithsesi ai do t’i mungojë Dortmundit për më shumë se tri javë, teksa pritet të jetë i gatshëm nga muaji janar.
Ka qenë trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre që ka pranuar se është ai pak fajtor për lëndimin e Haaland, pasi e ka lënë më shumë se që duhet në fushë.
“Më vjen shumë keq, humbëm një lojtar të rëndësishëm për skuadrën, ai do të na mungojë shumë. Ndoshta ka luajtur më shumë minuta seç duhej. Ndoshta duhet ta kisha lënë të pushonte më shumë”, tha Favre.
“Haaland na ka ndihmuar shumë për të shënuar dhe fituar ndeshje. Shpresojmë që ta kaloi sa më shpejt këtë dëmtim dhe të rikthehet në fushën e lojës”.
“Edhe vetë ai është i zhgënjyer për atë që i ndodhi në ndeshjen me Lazion. Por ai është një djalosh i fortë dhe nuk dorëzohet lehtësisht”, përfundoi trajneri i Dortmund. /Arbresh.info/
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...