Sportingu i Lisbonës ka demoluar Manchester Cityn, duke e mposhtur me rezultat 4-1 në kaudër të raundit të katërt në Ligën e Kampionëve.
City nisi më mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e katërt, shkruan Arbresh.info.
Kurse, Sportingu barazoi shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, Gyokeres barazoi rezultatin në 1-1.
Me të nisur pjesa e dytë, Araujo e dërgoi në epërsi skuadrën portugeze.
Ndërsa tre minuta më vonë, Gyokeres shënoi golin e dytë personal e të tretin për ekipën e tij.
Erling Haaland pati mundësinë të ngushtojë rezultatin në minutën e 69-të, por e humbi penalltinë.
Një 11-metërsh tjetër u akordua nëntë minuta para fundit të ndeshjes, ku Gyokeres shënoi dhe realizoi hattrick si dhe i dha vulën ndeshjes me rezultat 4-1.
Sportingu pas katër ndeshjesh ka 10 pikë, teksa City pëson disfatën e parë këtë edicion dhe mbetet në kuotën e shtatë pikëve./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?