Agjenti i Ilkay Gundogan e ka mohuar se mesfushori i Manchester Cityt ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, pas raportimeve se gjermani do t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.
Kontrata e Gündogan skadon në qershor dhe raportet në Spanjë kanë pohuar se ai ka një marrëveshje me skuadrën e Xavit, shkruan The Guardian, raporton Arbresh.info.
Katalanasit kanë shprehur interesim për ish-lojtarin e Borussia Dortmundit, por po fokusohen edhe në trajtimin e problemeve të tyre financiare.
Situata rreth kapitenit të Cityt mbetet e hapur.
32-vjeçari, i cili shënoi golin që i dha Cityt titullin e Premierligës në ditën e fundit të sezonit të kaluar, është i lumtur në Manchester dhe kënaqet duke luajtur për Pep Guardiolën.
“Nuk ka ende asnjë marrëveshje me asnjë klub. Fokusi i Ilkay në javët e fundit ishte vetëm tek Manchester City dhe lindja e djalit të tij. Tani ai është në fazën përfundimtare dhe vendimtare të sezonit dhe është plotësisht i fokusuar në këtë. Vendi ku Ilkay luan sezonin e ardhshëm është ende i hapur”, tha Ilhan Gündogan, xhaxhai dhe agjenti i lojtarit.
Mesfushori këtë stinor ka luajtur në 37 ndeshje dhe e ka ndihmuar skuadrën me katër gola e katër asistime./Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit