Arda Guler iu bashkua Real Madridit këtë verë nga Fenerbahçe për 20 milionë euro.
Të gjithë po e prisnin debutimin e tij, por ndodhi ajo që askush nuk donte të ndodhte, turku u lëndua, shkruan Arbresh.info.
Ai mbeti për shumë kohë jashta fushave, në momentin që u rikthye nga lëndimi dhe të gjithë prisnin debutimin e tij, 18-vjeçari u lëndua sërish.
Por tani ka shenja pozitive nga turku.
Arda Güler do t’i bashkohet stërvitjeve të ekipit këtë javë dhe më së largti ai do të debutojë kundër Bragas në mesjavën e ardhshme, në Ligën e Kampionëve, shkruan Madrid.Zone, përcjell Arbresh.info.
Kjo do të thotë se turku do të jetë gati për El Clasico.
Por, duke parë lajmet në burime të ndryshme spanjolle, duket se synimi është që Güler të rikthehet në ‘Sanchez Pizjuan’ në një udhëtim shumë të vështirë te Sevilla.
Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, Arda Güler do të ketë një rol të madh në ekip dhe ky vendim erdhi pasi Carlo Ancelotti e ka parë nivelin e tij në stërvitje.
Madrilenët ishin shumë të trishtuar kur Arda Güler duhej t’i nënshtrohej një operacioni, por tani ata janë shumë të lumtur me mënyrën se si ai ka punuar për t’u rikthyer, dhe tani ata janë gati ta shohin lojtarin turk në fushë./Arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...