Guild Eagles sot nisin aventurën për kualifikim në ESL Pro League në kuadër të lojës elektronike CS2.
Gjatë ditës së sotme ata do të luajnë tri ndeshjet e para, kurse dy të tjera do t’i luajnë nesër, shkruan Arbresh.info.
Shqiponjat janë në grup kualifikues së bashku me skuadrën Rebels, Viperio, Pera, Alternate Attax dhe Sampi.
Ndeshja e parë luhet sonte me fillim nga ora 17:00 ndaj skuadrës Rebels.
Ndërkaq sonte GNE luan edhe dy ndeshjet tjera ndaj skuadrave Viperio dhe Pera.
Të gjitha këto ndeshjet të kësaj faze fituesi përcaktohet nga vetëm një map, pra këto ndeshjen janë best of one (bo1).
Katër skuadrat e para që zënë vendet në këtë grup kualifikohen në gjysmëfinale të kësaj kampanje kualifikuese.
Ndërkohë kualifikimin për në ESL Pro League e siguron vetëm njëra nga këto skuadra.
Shqiponjat e dëshirojnë këtë kualifikim me çdo kusht pasi nuk janë kualifikuar asnjëherë në këtë ligë dhe padyshim që gjasat janë reale.
Eventi i Pro League është shumë i rëndësishëm si në aspektin e ranglistës për djemtë kosovar ashtu edhe në financat e tyre, pasi është njëri nga turnet më të rëndësishëm të lojës elektronike CS2./Arbresh.info/
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...