Pas humbjes kundër Leeds (2-1), trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur edhe për sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili tani e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e tij në fund të sezonit.
“Unë i uroj atij më të mirat dhe e di se ai do të gjejë zgjidhjen më të mirë për pjesën e fundit të karrierës së tij. Ne do të jemi të lumtur me çdo zgjedhje që ai do të bëjë për të mirën e tij dhe të familjes së tij, edhe nëse kjo do të thotë se atë do ta shohim në një tjetër klub të Premier League,”- ka deklaruar Guardiola.
Sulmuesi 32-vjeçar argjentinas luan prej dhjetë vitesh në radhët e Manchester City, duke u shndërruar një figure simbolike te këtij klubi. Aguero e ka veshur fanellën e kaltër të kësaj skuadre në 272 ndeshje, duke realizuar edhe 181 gola.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s