Real Madridi mbrëmë eliminoi Manchester Cityn duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 6-3 në të mirë të madrilenëve, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola tregoi favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion në Ligë të Kampionëve.
“Madridi është gjithmonë favorit për këtë trofe. Ka skuadra të tjera që po bëjnë një sezon shumë të mirë, por Madridi është gjithmonë favorit”.
“Por ka edhe ekipe të tjera që po luajnë shumë mirë dhe që mund t’u shkaktojnë atyre probleme”.
“Liverpooli po kalon një sezon vërtet të mirë deri më tani, Barcelona është e mrekullueshme, Paris Saint-Germain, me mikun tim Luis Enrique në krye, janë në marshim. Por padyshim favorit është Madridi”, u shpreh ai.
Të premten tërhiqet shorti për rrethit e 1/8 së finales. Finalja e madhe luhet në Mynih me 31 maj./Arbresh.info
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...