Manchesteri City nesër do të nis turneun e Kupës së Botës së Klube.
Kompeticion ky që City merr pjesë për herë të parë në histori të klubit, pasi në qershor fitoi trofeun e Champions League, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë që skuadra nga Evropa e cila e fiton Champions League merr pjesë në këtë kompeticion.
Pas dështimit që të arrij fitore ndaj Crystal Palace në vikend trajneri i Cityt, Pep Guardiola theksoi se “Citiziens”, synon të triumfoj në këtë trofe.
“Që të marrësh pjesë në këtë kompeticion duhet të kesh fituar Champions Leaguen, ndaj ne e vlerësojmë maksimalisht. Shkojmë me shumë dëshirë në Arabinë Saudite dhe me objektivin për ta fituar trofeun, jemi shumë të motivuar”, ka thënë Guardiola.
Ai komentoi edhe ndeshjet e fundit të Cityt dhe formën jo të mirë të skuadrës.
“Këtë do të doja ta dija edhe unë. Ndeshjen e fundit “falëm” një penallti, duhej ta kishim menaxhuar më mirë takimin në minutat e fundit”, u shpreh Guardiola.
Kampionët e Evropës nisin Botërorin e Klubeve nga faza gjysmëfinale, aty ku nesër do të ndeshen ndaj ekipit Uraëa të Japonisë me fillim nga ora 19:00.
Teksa nëse arrijnë në finale City do të takohet me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale ku takohen Fluminense dhe Al Ahly./Arbresh.info/
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...