Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Tottenhami.
Kampionët në fuqi të shtunën u turpëruan nga ‘Etihad Stadium’ nga ‘Spurs’ (0-4), në sfidën kryesore të kësaj fundjavë në Premier League.
Strategu spanjoll e pranon se skuadra e tij po kalon momente aspak të mira. Guardiola thotë në tetë vjetet e fundit skuadra e tij nuk ka përjetuar situatë të tillë, por ai është i bindur se City do të ngritët.
“Për momentin jemi të brishtë në mbrojtje. Filluam shumë mirë si zakonisht, por nuk arritëm të shënonim dhe pastaj e pësuam. Në tetë vjet nuk kemi përjetuar një situatë të tillë. Tani duhet ta përballojmë dhe ta kapërcejmë duke fituar ndeshjet e radhës, veçanërisht atë të radhës”, ka thënë Guardiola.
“Ne jemi të lumtur kur fitojmë dhe shqetësohemi kur nuk fitojmë. Është normale. Do të kishte një problem nëse ata nuk do të shqetësoheshin ose nëse nuk do të isha i shqetësuar. Nuk jemi mësuar ta jetojmë këtë situatë, por jeta kështu është. Ndonjëherë ndodh dhe ne duhet ta pranojmë. Është kjo që është tani, ne do të ngritëmi”, ka pohuar Guardiola./rtk
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!