Një përfundim zhgënjyes, por Manchester City mbetet i vendosur të vazhdojë përpara.
Trajneri Pep Guardiola ka folur për “Sky Sports” pas barazimit 2-2 ndaj Tottenhamit, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht rezultatit.
“Ishte një ndeshje e mirë. Pas golit të parë që pësuam patëm vështirësi, por reagimi ynë ishte i duhur në fund të takimit”, deklaroi Guardiola.
Tekniku spanjoll theksoi se, në përgjithësi, performanca e ekipit ishte pozitive, edhe pse mungoi fitorja.
“Plani ynë ishte të luanim me topin në tokë, të shënonim dhe të mos pësonim gol. Për fat të keq, nuk arritëm ta realizonim plotësisht”, ka theksuar ai.
Guardiola shtoi se pas golit të Tottenhamit, vendasit morën kontrollin e lojës për një periudhë, ndërsa City nuk arriti ta rikthente menjëherë dominimin.
“Megjithatë, kjo nuk është problem. Po luajmë në një nivel të lartë dhe na duhet vetëm më shumë qëndrueshmëri për të fituar ndeshjet”, përfundoi Guardiola./rtk
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...
Forcat shqiptare dhe FSK-ja vijojnë kërkimet në lumin Mat pë...
Uji mund të ndërpritet në disa zona në Mitrovicë, KRU jep nj...
Rihapet pika e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjipt...
“Pastrimi” apel banorëve: Mos i parkoni veturat në rrugë, na...
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...