Ish reprezentuesi i Holandës, Ruud Gullit beson se mungesa e Lionel Messit në skuadrën e Pep Guardiolas qëndron prapa dështimit të Pep Guardiolas për të fituar Ligën e Kampionëve.
Messi dhe Guardiola kanë fituar dy tituj në Ligë të Kampionëve së bashku gjatë kohës së trajnerit në detyrë në Camp Nou, por trajneri katalunas nuk ka arritur të fitojë një titull të ngjashëm që nga viti 2011 duke humbur si me skuadrën aktuale ashtu edhe me Bayern Munichun, transmeton portali arbresh.info.
“Guardiola nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve sepse nuk e ka Messin dhe kjo e bënë dallimin e madh”, ka thënë Guillit për beIN Sports.
“Ai tentoi me Bayernin dhe ishin shumë afër, por nuk e kanë fituar kurrë”
“Në Barcelonë, kur ndeshjet ishin të vështira, Messi shfaqej”
“Messi ishte vital për Barcelonën e Guardiolas në shumë ndeshje”
“Ju nuk mund ta bleni një skuadër që e bënë këtë. Por, unë ndihem keq për të sepse e shoh pasionin e tij për ta fituar këtë”, përfundoi Guillit./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...