Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar se ka çarje të raportit mes tij dhe belgut Kevin De Bruyne.
Në ndeshjen e Cityt në Champions League kundër Bayern Munich futbollisti është dukur i frustruar pas zëvendësimit.
“Unë e kuptoj plotësisht. Të gjithë duan të luajnë, por në momentet e duhura përpiqem të bëj më të mirën për të fituar ndeshjen”, ka thënë trajneri spanjoll i Cityt. “Është normale. Nuk është hera e parë që ndodh në futbollin modern, ka ndodhur në të gjitha klubet e tjera. Kjo do të ndodhë në të ardhmen”.
City ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj bavarezëve, por kualifikimi apo eliminimi nga çerekfinalja vendoset javën që vjen në Gjermani.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...