Pep Guardiola është deklaruar pas fitores 7 me 0 në FA Cup ndaj Rotherham.
Pep Guardiola është shprehur shumë i kënaqur me lojën e treguar nga djelmoshat e tij, por edhe më shumë me rikthimin e Kevin De Bruynes nga lëndimi.
Trajneri spanjoll ka deklaruar se mesfushori belg është shumë i rëndësishëm në filozofinë e lojës së tij.
“E kam thënë disa herë se sa i rëndësishëm është Kevin për ne”, tha bosi i Cityt, përcjell lajmi.net.
“Pa të, sezoni i kaluar nuk do të ishte i tillë dhe nuk do ta fitonim titullin.
“Deri më tani, ne kemi bërë gjëra të mëdha, por ne kemi një kundërshtar si Liverpool, që ka bërë gjëra të mrekullueshme.
“Ata janë një kundërshtar që kanë bërë gjëra më të mira se ne, por me rikthimin e De Bruyne, shpresojmë të bëjmë gjëra më të mëdha dhe t’i afrohemi Liverpoolit”, ka shtuar më tej Guardiola.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...