Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se dëshiron të menaxhoj edhe në nivel ndërkombëtar.
47-vjeçari ka kontratë me kampionin në fuqi të Premierë Ligë deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info. Por, Guardiola tani thotë se ka ambicie për të provuar një ditë edhe menaxhimin e një skuadre kombëtare.
“Nëse është e mundur, do doja të jem trajneri i një skuadre kombëtare. Jam i sigurt”, ka thënë Guardiola për ‘Moviestar’.
“Nëse ata më duan”, vazhdoi tutje.
Spanjolli nuk zbuloi se cilën kombëtare dëshiron ta drejtoj, por përjashtoi një.
“Argjentina? Jo faleminderit”, tha Guardiola me buzëqeshje duke iu refuzuar asaj që ndodhi muajin e kaluar me Federatën e Futbollit të Argjentinës./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...