Grupi F, ka prodhuar ndeshje të çmendura në Champions League këtë sezon
Sot përfunduan edhe dy ndeshjet e fundit të parapara për këtë grup, me barazimin e Dortmundit ndaj Parisit dhe fitoren e Milanit ndaj Newcastle, shkruan Arbresh.info.
Dortmundi barazoi ndaj Parisit me rezultat 1-1, duke u kualifikuar të dy këto skuadra në fazën e 1/8 së fianles në Champions League.
Teksa ndeshja tjetër ndërmjet Neëcastle dhe Milanit, rosonereët bënë mrekulli duke rikthyer rezultatin dhe fituar ndeshjen 2-1.
Por kjo fitore nuk mjaftoi për kualifikim në 1/8 e finales, pasi Parisi pati bilanc më të mirë se Milani në ndeshjet direkte.
Pra në grupin F, Dortmundi kalon liderë me 11 pikë, Parisi përfundon i dyti me tetë pikë aq sa pati edhe Milani, por që Parisi është në avantazh për shkak ndeshjeve direkte.
Kështu Milani vazhdon në Europa League garat.
Ndërsa Newcastle përkundër paraqitjeve të mira, përfundon e fundit me pesë pikë dhe përfundon garat evropiane për këtë sezon./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...