Kombëtarja e Kosovës U18 është mbledhur për herë të dytë këtë vit, pas grumbullimit të parë të mbajtur në muajin shkurt.
Stërvitjet do të zgjasin dy ditë dhe do të zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali. Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Sami Sërmaxhaj, ka në dispozicion në këtë grumbullim 24 futbollistë vendorë, shkruan Arbresh.info.
Në muajt në vijim, bashkë me futbollistët aktivë në ligat evropiane, do të organizohet edhe një kamp i përbashkët.
Ky grumbullim do t’i shërbejë përzgjedhësit Sërmaxhaj për të vlerësuar formën e futbollistëve dhe për të komponuar më mirë ekipin e Kosovës për turnetë e ardhshme.
Trajneri synon të ndërtojë një ekip konkurrues që do të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në skenën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, futbollistët nga ekipet vendore kanë shprehur kënaqësinë e tyre për ftesën e marrë nga përzgjedhësi Sërmaxhaj.
Ata theksuan se këto grumbullime u ndihmojnë të përmirësojnë lojën e tyre dhe të adoptojnë stile të reja loje që nuk i hasin shpesh në ekipet e tyre./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...